PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Brukseli në nivelin  më të lartë të gatishmërisë
2016-03-22 18:53:36 CRI Komenti juaj Printoni
Katër shpërthime kanë tronditur Brukselin në orët e para të mëngjesit të së martës, dy prej të cilëve në aeroportin Zaventem, ndërsa dy të tjerët në dy stacione metroje në qendër të kryeqytetit belg. Nga raportimet e mediave lokale mësohet se, aeroporti është evakuuar, ndërsa fluturimet janë anulluar. Burime zyrtare flasin për 28 viktima, 13 prej të cilëve kanë humbur jetën në aeroport, ndërsa 15 të tjerë nga shpërthimet në metro. Gjithashtu bëhet e ditur se janë shënuar dhjetra të plagosur nga shpërthimet. Policia belge ka rritur gatishmërinë në nivelin 4.

Një nga punonjësit e aeroportit ka deklaruar për televizionin VRT se ka dëgjuar një shpërthim të fuqishëm të shoqëruar me tym, thyerje xhamash, ndërsa udhëtarët në sallën e nisjes i ka përfshirë paniku. Pamje të pasagjerëve që vrapojnë për të dalë nga aeroporti janë shfaqur dhe në një video, të postuar në Twitter. Operatori kombëtar hekurudhor i Belgjikës SNBC raporton se është ndaluar lëvizja e trenave dhe e mjeteve të tjera të transportit drejt aeroportit, ndërsa shërbimet e urgjencës janë në gatishmëri. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China