PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Forcohet bashkëpunimi bërthamor midis Arabisë Saudite e Rusisë
2016-03-22 10:18:06 CRI Komenti juaj Printoni

Komisioni i Përbashkët i Bashkëpunimit Bërthamor Arabi Saudite-Rusi zhvilloi ditët e fundit një mbledhje në Riad, njofton të hënën gazeta "Arab News". Të dyja palët diskutuan lidhur me përdorimin paqësor të energjisë bërthamore, projektet e bashkëpunimit dypalësh, shfrytëzimin e teknologjisë dhe të përvojës së Rusisë në fushën e energjisë bërthamore etj.

Plani "Vizion 2032" i Arabisë Saudite parashikon që në këtë vend, deri në vitin 2032, energjia bërthamore dhe energjia e përtëritshme të zëvendësojnë 50 % të energjisë tradicionale. Për të plotësuar rritjen e kërkesës së brendshme për energji, Arabia Sautite do të përfundojë ndërtimin e 16 reaktorëve bërthamorë deri në vitin 2032, me një vlerë 100 miliardë dollarë amerikanë. (Çang Çuo/Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China