Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un e drejtoi përsëri provën e lëshimit të raketahedhëses së re të shumëfishtë me kalibër të madh, njoftoi të martën agjencia shtetërore e lajmeve. Kjo është prova përfundimtare përpara dislokimit të këtij sistemi raketahedhës që përfshin objektiva kryesore të qitjes në Korenë e Jugut. Nuk dihet ende koha dhe vendi i lëshimit.
Kim Jong-un shprehu kënaqësinë e tij për rezultatin e goditjes së saktë ndaj objektivit dhe u shpreh se ky sistem ka forcuar dukshëm aftësinë e sulmit të saktë ndaj objektivave në Korenë e Jugut.
Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Veriut njoftoi të hënën se lëshoi po atë ditë pesë raketa me rreze të shkurtër veprimi në zonën detare në lindje të Gadishullit Korean, gjatësia e fluturimit të raketave është rreth 200 kilometra. Sipas analizës, kjo raketë ka kalibër prej 300 milimetrash. (Fani/Leftion Peristeri)