PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, autoritetet thirrje për mbikëqyrje të rreptë në zgjedhjet vendore
2016-03-22 09:26:01 CRI Komenti juaj Printoni

Zyrtarët e Partisë Komuniste të Kinës po bëjnë thirrje për mbikëqyrje më të fortë përpara zgjedhjeve lokale që do të mbahen këtë vit në të gjithë vendin.

900 milionë votues kinezë do të zgjedhin direkt mbi 2,5 milionë ligjvënës në nivel qarku ose vendbanimi.

Autoritetet paralajmërojnë tolerancë zero ndaj korrupsionit. Kjo pason skandalet e konstatuara në zgjedhjet e kaluara vendore në krahinat e Hunan dhe Sichuan.

Tre vjet më parë, 56 kandidatë nga qyteti i Hengyang i provincës Hunan u kapën duke shpenzuar bashkërisht 18 milionë dollarë për të garantuar zgjedhjen si deputet.

Në zgjedhjet e vitit 2011 në provincën Sichuan, mbi 30 kandidatë dhanë ryshfet për të siguruar marrjen e postit. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China