PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hollande kryeson takimin e sigurisë, pas shpërthimeve të Brukselit
2016-03-22 20:25:32 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti francez Francois Hollande kryesoi takimin për sigurinë, pas shpërthimeve të njëpasnjëshme në aeroportin dhe metronë e Brukselit, njoftojnë mediat vendëse. Kreu francez i shtetit u takua në Pallatin Elysse në Paris me kryeministrin Manuel Valls dhe ministrat e mbrojtjes dhe të çeshtjeve civile. Takimi nuk ishte në axhendën e presidentit, por u zhvillua pas shpërthimeve në Bruksel. Në Paris janë forcuar masat e sigurisë kryesisht në dy aeroportet kryesore Charles de Gualle dhe Orly, ndërsa janë shtuar forcat policore në stacionet e trenave, që vijnë nga Belgjika.

Sipas mediave belge, si pasojë e shpërthimeve kanë humbur jetën 28 vetë dhe janë plagosur 35 të tjerë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China