PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
FMN përgënjeshtron median për presion ndaj Kinës lidhur me të dhënat për monedhën
2016-03-22 20:09:28 CRI Komenti juaj Printoni

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka hedhur poshtë një raport të medias, sipas të cilit Kinës i janë kërkuar më shumë të dhëna lidhur me operacionet monetare.

Një zëdhënës i këtij Fondi, me anë të një deklarate për shtyp thekson se Kina është regjistruar në fund të vitit të kaluar në Standardet e Shpërndarjes së të Dhënave të Posaçme si dhe ka paraqitur të dhënat e saj, sipas rregullave.

Në deklaratë thuhet se FMN-ja nuk ka kërkuar informacione shtesë dhe se zhvillon një dialog të ngushtë me autoritetet kineze. Deklarata i përgjigjet një artikulli të Wall Street Journal, sipas të cilit FMN-ja i ka bërë thirrje Bankës Qendrore të Kinës të japë më shumë të dhëna lidhur me aksionet e saj dhe të derivateve. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China