PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Obama nis vizitën historike në Kubë
2016-03-21 09:45:53 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti amerikan Barak Obama ka mbërritur në kryeqytetin e Kubës Havanë për një vizitë historike 3-ditore.

Vizita, e para nga një president amerikan në detyrë në 88 vjetët e fundit, shënon pikën më të lartë të zhvillimeve në lidhjet midis SHBA-së dhe Kubës që pas normalizimit të marrëdhënieve diplomatike midis tyre në dhjetor 2014.

Qeveria e ShBA-së i ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Kubën në kulmin e Luftës së Ftohtë në vitin 1961. ShBA-ja gjithashtu vendosi një embargo ekonomike ndaj Kubës, e cila ende mbetet në fuqi, pavarësisht hapave për lehtësimin e saj. (Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China