PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina kundër statusit të vëzhguesit për Tajvanin në Interpol
2016-03-21 21:07:44 CRI Komenti juaj Printoni

Kina paralajmëroi Shtetet e Bashkuara që të mos mbështesin statusin e vëzhguesit për Tajvanin në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë, Interpol.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Hua Chunying, theksoi se Interpoli është një organizatë ndërqeveritare e përbërë nga vetëm shtete sovrane.

Javën e kaluar, presidenti amerikan Barack Obama nënshkroi dekretin që e lejon Tajvanin të marrë statusin e vëzhguesit në Interpol.

Zëdhënësja shtoi se Pekini i ka trajtuar vazhdimisht çështjet që lidhen me pjesëmarrjen e Tajvanit në organizatat ndërkombëtare, në përputhje me parimin e një Kine.

Ajo tha se autoritetet e pjesës kontinentale dhe palët e tjera përkatëse kanë arritur një "marrëveshje praktike" për angazhimin e Tajvanit në Interpol për të luftuar krimin, marrëveshje e cila deri tani ka rezultuar efikase. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China