PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kryeministri Li Keqiang takon kreun e FMN-së Christine Lagarde
2016-03-21 20:53:57 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Kinës Li Keqiang takoi të hënën kreun e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde në Pekin. Ajo ndodhet në Kinë për të marrë pjesë në Forumin vjetor mbi zhvillimin e Kinës.

Kryeministri Li e uroi zonjën Lagarde për rizgjedhjen si presidente e FMN-së.

Në lidhje me ekonominë botërore, Li tha se gjendja paraqitet ende e pastabilizuar dhe u bëri thirrje ekonomive kryesore të forcojnë koordinimin e politikave makroekonomike për të mbrojtur dhe nxitur stabilitetin e sistemit global ekonomik dhe financiar.

"Qeveria kineze vlerëson komunikimin me tregun dhe sugjerimet e FMN-së dhe të organizatave të tjera ndërkombëtare financiare. Qeveria kineze dëshiron të forcojë më tej komunikimin dhe bashkëpunimin si dhe të lëshojë më shumë sinjale për të forcuar besimin e tregut në favor të stabilitetit dhe të rritjes," tha Li.

Zonja Lagarde e uroi kryeministri Li për zhvillimin e suksesshëm të "Dy Sesioneve". Ajo u shpreh se Plani i 13-të Pesëvjeçar ka tërhequr vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar.

"FMN-ja vlerëson këmbënguljen e Kinës për thellimin e reformave dhe dëshiron të forcojë komunikimin e bashkëpunimin për t'i dërguar sinjale pozitive tregut," theksoi Lagarde. (Zhan Dian/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China