PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shqetësim për marrëveshjen BE-Turqi për emigrantët
2016-03-20 11:06:24 CRI Komenti juaj Printoni

Agjencitë e ndihmave kanë shprehur shqetësim lidhur me një marrëveshje për migrimin të nënshkruar të premten midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian.

Marrëveshja ka për qëllim ndaljen e fluksit të emigrantëve të paligjshëm në Europë nëpërmjet mbylljes së rrugës kryesore të përdorur nga emigrantët dhe refugjatët në detin Egje për në Greqi.

Sipas marrëveshjes, emigrantët që mbërrijnë në Greqi që nga e diela do të kthehen pasi të jenë regjistruar dhe të jenë shqyrtuar kërkesat e tyre individuale për azil.

Lucy Carrigan, zëdhënësja e Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit, ka shprehur dyshim nëse marrëveshja është e ligjshme apo e realizueshme.

"Në marrëveshje thuhet se Greqia ka nevojë të ketë një program azili funksionues për deri në 45 000 veta, për të mos thënë më shumë, para përfundimit të ditës së nesërme (sot). Duket se kjo nuk është shumë e mundshme."

Babar Baloch, zëdhënës i agjencisë së refugjatëve të OKB-së, shprehet se duhet forcuar kapaciteti i Greqisë për të pranuar njerëz dhe për të vlerësuar kërkesat për azil, ndërkohë që Turqia duhet të bëjë një shqyrtim të drejtë dhe në kohë për ata që kanë nevojë për mbrojtje.

"Për Europën, është shumë e rëndësishme që të arrihet në një qëndrim të përbashkët të koordinuar për t'u marrë me krizën e refugjatëve, për refugjatët që janë në Europë. Dhe gjithashtu, kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë të kërkojmë rrugët ligjore për rivendosjen dhe ripranimin humanitar, ndonjë mënyrë tjetër që i mbron këto refugjatë të dëshpëruar nga shfryzëzimi i pamëshirshëm i trafikantëve," tha Baloch.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China