PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kisinger: Kina dhe ShBA-ja nuk duhet të bien në "kurthin e Tukididit"
2016-03-20 11:05:26 CRI Komenti juaj Printoni

Ish-kryediplomati amerikan Henry Kissinger ka paralajmëruar se Kina dhe ShBA-ja duhet të bashkëpunojnë për të shmangur rënien në "kurthin e Tukididit", ose konfliktin mes një fuqie në rritje dhe një fuqie tjetër që ka si synim të mbrojë pozicionin e vet në botë.

Gjatë një dialogu me ish-këshilltarin e shtetit të Kinës Dai Bingguo në Forumin e Zhvillimit të Kinës në Pekin, ish-sekretari amerikan i Shtetit vuri në dukje se asnjëra prej këtyre dy fuqive nuk synon ta zëvendësojë tjetrën, megjithëse kanë opinione të ndryshme për çështje si denuklearizimi i Gadishullit Korean dhe problemi i Detit të Kinës Jugore.

Ish-këshilltari i shtetit i Kinës Dai Bingguo theksoi nga ana e tij se të gjitha vendet janë të ndërvarur nga njëri-tjetri dhe interesat e tyre janë ndërlidhur në një fat të përbashkët. Ai shtoi se është e nevojshme që të gjitha vendet, veçanërisht Kina dhe SHBA-ja, të përballojnë së bashku kërcënimet dhe sfidat e reja.

Forumi i Zhvillimit i Kinës për vitin 2016 zhvillohet me mbështetjen e Këshillit të Shtetit të Kinës.

Tema e forumit të sivjetshëm është "Kina në Planin e ri 5-vjeçar" dhe fokusohet në reformën në fushën e ofertës. (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China