Forcat ajrore turke kanë bombarduar të premten dhe të shtunën objektiva të forcave të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në Irakun Verior.
Sipas njoftimeve, 20 avionë luftarakë turkë kanë kryer mbrëmjen e së premtes misione bombardimi, ndërkohë që në mëngjesin e të shtunës mbi 10 avionë janë dërguar për misione të ngjashme nga forcat ajrore turke.
Të dielën e kaluar në kryeqytetin e Turqisë Ankara ndodhi një shpërthim autobombe, që solli 37 të vrarë. Të enjten, një organizatë që ka lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit mori përsipër përgjegjësinë për këtë sulm.
Partia e Punëtorëve e Kurdistanit u formua në vitin 1979 dhe synon një shtet të pavarur në zonat e banuara nga kurdët në kufirin mes Turqisë, Irakut, Iranit dhe Sirisë. Ajo vlerësohet si organizatë terroriste nga Turqia, ShBA-ja dhe BE-ja.
Ndërkohë, të shtunën një tjetër shpërthim tronditi qendrën e qytetit turk të Stambollit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 6 shtetasve të huaj. (Xu Guang)