PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rusi: 62 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit
2016-03-20 10:56:36 CRI Komenti juaj Printoni

Një aeroplan i një shoqërie ajrore nga Dubai u rrëzua të shtunën në jug të Rusisë, duke vrarë të 62 vetat në bord.

Zëdhënësja e Komisionit të Hetimit të Rusisë Oksana Kovchuzhnaya thotë se dy mendohet se mund të jenë shkaqet për rrëzimin e avionit: një gabim i pilotit për shkak të kushteve të vështira të motit ose një keqfunksionim në aeroplan.

Kovchuzhnaya bëri të ditur se kutitë e zeza të aeroplanit janë gjetur dhe janë dërguar për t'u analizuar.

Një "Boeing 737-800" i shoqërisë ajrore të fluturimeve ekonomike "FlyDubai", u përplas teksa po përpiqej të ulej për herë të dytë në kushtet e erës së fortë në aeroportin e qytetit rus Rostov-mbi-Don.

Shumica e viktimave ishin ruse.

Thuhet se disa avionë të tjerë kishin probleme për t'u ulur në aeroport në kohën e aksidentit, dhe njëri prej tyre ndryshoi drejtim për në një tjetër aeroport pas tri përpjekjeve të dështuara.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China