PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
OKB-ja nxit Phenian të ndalojë veprimet "acaruese"
2016-03-19 11:20:42 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon ka deklaruar nëpërmjet zëdhënësit të vet Stephane Dujarriç se lëshimi i fundit nga Koreja e Veriut i një rakete të premten në mëngjes është "thellësisht shqetësues".

"Mund t'ju them se qartazi gjendja në Gadishullin Korean, duke përfshirë edhe lëshimet e fundit të raketave balistike, është thellësisht shqetësuese. Ne e nxitim edhe një herë Korenë e Veriut të përmbushë detyrimet e saj ndërkombëtare, duke përfshirë rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit, dhe të ndaluar këto veprime acaruese dhe tensionuese. Ne jemi duke ndjekur nga afër të gjitha zhvillimet e mëtejshme," u shpreh Dujarriç.

Lëvizja e fundit e Phenianit shihet si një përgjigje ndaj manovrave të përbashkëta ushtarake mes Koresë së Jugut e ShBA-së.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme kineze ka publikuar një deklaratë, duke i bërë thirrje Koresë së Veriut të respektojë rezolutat e OKB-së.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Lu Kang thotë:

"Për nisjen e një rakete balistike nga Koreja së Veriut, ka një deklarim të qartë në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ne i bëjmë thirrje Koresë së Veriut të zbatojë rezolutat e Këshillit të Sigurimit. Ndërkohë, ne gjithashtu shpresojmë që të gjitha palët e përfshira të ruajnë qetësinë e të përmbahen, dhe të shmangin çdo veprim që mund të përshkallëzojë tensionet në Gadishullin Korean."

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China