PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kryeministri kinez nxit zbatimin e objektivave për 2016-n
2016-03-19 11:19:43 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang ka nxitur të premten në një mbledhje të Këshillit të Shtetit përpjekjet për të plotësuar objektivat e përcaktuar në raportin e fundit të punës së qeverisë.

Raporti i mbajtur gjatë sesionit vjetor të Asamblesë Kombëtare të Kinës u miratua nga ligjvënësit të mërkurën. Ai do të shërbejë si një udhëzues për punën e qeverisë në vitin 2016.

Kreu i departamentit të informacionit të Zyrës së Studimeve të Këshillit të Shtetit Liu Yingjie thotë se më shumë se 60 rishikime i janë bërë raportit nga ana e ligjvënësve dhe këshilltarëve politikë, numri më i lartë në vitet e fundit.

Raporti vendos një numër objektivash të rëndësishme për vitin 2016, duke përfshirë atë të rritjes 6.5 - 7 për qind dhe të paktën shtimin e 10 milionë vendeve të reja të punës në zonat urbane.

Kryeministri Li u shpreh se detyrat duhet të realizohen pa vonesë sivjet, për të hedhur themele të forta për zbatimin e planit të 13-të pesëvjeçar.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China