PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina kundërshton sanksionet e njëanshme ndaj Koresë së Veriut
2016-03-18 10:13:59 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze kanë kundërshtuar sanksionet e reja amerikane ndaj Koresë së Veriut.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Lu Kang tha të premten se gjendja në Gadishullin Korean është sensitive dhe e ndërlikuar dhe Kina kundërshton çdo veprim të njëanshëm që mund ta përshkallëzojë tensionet atje.

Lu shprehu gjithashtu shqetësim mbi manovrën e përbashkët ushtarake Kore e Jugut-ShBA, që po zhvillohet tani dhe që është kundërshtuar nga Koreja e Veriut.

"Ne u kërkojmë të gjitha palëve të ruajnë qetësinë dhe vetëkontrollin, duke shmangur fjalët dhe veprimet që përshkallëzojnë tensionet në rajon. Përkeqësimi i situatës do të ishte i dëmshëm për të gjithë," theksoi zëdhënësi i diplomacisë kineze.

Presidenti i ShBA-së Barak Obama nxori të mërkurën një urdhër ekzekutiv, që autorizon sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China