PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Koreja e Veriut lëshon raketë balistike me rreze të mesme
2016-03-18 09:01:31 CRI Komenti juaj Printoni

Koreja e Veriut lëshoi të premten një raketë balistike me rreze të mesme në bregdetin lindor, njoftoi agjencia e lajmeve "Yonhap".

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Jugut, raketa u lëshua rreth orës 05:55 të mëngjesit sipas orës vendore nga zona perëndimore e Seokcheon-it.

Raketa fluturoi rreth 800 km para se të binte në bregdetin lindor të Koresë së Veriut. Duke u nisur nga largësia e fluturimit, besohet se ka qenë një raketë balistike "Rodong".

Kjo është hera e parë pas dy vjetësh që Pheniani lëshon raketë "Rodong", që mund të ketë si objektiv të gjithë territorin e Koresë së Jugut dhe qytetet e mëdha në Japoni, pasi ka një rreze maksimale rreth 1 300 km. (Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China