PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina shënon rritje në regjistrimin e patentave
2016-03-17 10:28:59 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka ruajtur rritje të dukshme në aplikimin e regjistrimit të patentave dhe të markave, njoftoi të mërkurën Organizata Botërore e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale.

Sipas raportit, pavarësisht rënies ekonomike globale dhe paraqitjes së qëndrueshme të vendeve të tjera në aplikimet për regjistrimin e të drejtave të autorit, Kina ruajti prirjen e rritjes së vrullshme në vitin 2015.

Sipas Chen Hongbing, drejtor të zyrës së organizatës në Kinë, vlerëson nismën "Një brez, një rrugë", bashkëpunim ndërkombëtar mbi kapacitetin e prodhimit etj., dhe dëshiron të sjellë në Kinë burime ndërkombëtare të novacionit për t'u shërbyer ndërmarrjeve kineze në shkallëzimin dhe transformimin drejt tregut global.

Në vitin 2015, aplikuesit kinezë dorëzuan mbi 29 mijë kërkesa për deklarimin dhe regjistrimin e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe të markave, duke shënuar një rritje vjetore prej 16.8%. Tani Kina radhitet në vendin e tretë pas ShBA-së dhe Japonisë. (Zhang Yan/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China