PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
BE-ja kërkon veprim urgjent për emigrantët
2016-03-17 09:41:44 CRI Komenti juaj Printoni

Bashkimi Europian kërkoi më shumë kontribut nga vendet anëtare për rishpërndarjen e refugjatëve. Thirrja vjen në një cast që udhëheqësit e BE-së dhe Turqisë janë mbledhur për të diskutuar rrugët për trajtimin e krizës.

Turqia është parë si vendi kyç për zgjidhjen e krizës së tanishme. Shumica e refugjatëve dhe e emigrantëve udhëtojë nëpër të dhe më pas me anije rrezikojnë jetën e tyre për të arritur në Europë.

Komisioneri i BE-së për Migracionin Dimitris Avramopoulos tha se duhet të bëhet më shumë për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të situatës.

"Duhet të bëjmë më shumë për të ndihmuar shtetet që ndodhen në vijën e frontit, veçanërisht Greqinë, ku janë të bllokuar mbi 45 mijë emigrantë. Duhet t'i japim fund këtij fluksi të çrregullt. Nga ana tjetër duhet të zhvendosim masivisht në ditët dhe javët e ardhshme ata që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare," thekson Avramopoulos. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China