PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina kundërshton politizimin e çështjes së të drejtave të njeriut
2016-03-16 09:58:09 CRI Komenti juaj Printoni

Kina akuzoi të martën vendet perëndimore se shfrytëzojnë Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së për të kritikuar dhe sulmuar vendet në zhvillim.

Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Gjenevë, Fu Chong, tha se nëse ky këshill do të vazhdojë këtë rrugë, është e pashmangshme që ai do të përsëritë veprimet e Komisionit të të drejtave të njeriut, ndërsa i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar t'i kushtojë vëmendje të madhe këtij veprimi.

Fu tha se në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së mbizotëron fryma e politizimit dhe kundërshtimit.

"Shumë vende perëndimore e politizojnë publikisht çështjen e të drejtave të njeriut, duke e përdorur për interesa politike rajonale dhe nevoja e brendshme zgjedhore. Ato harrojnë se fatkeqësia më e madhe humanitare vjen nga politikat e ndërhyrjes. Veprimet e tyre kanë minuar paqen, stabilitetin dhe harmoninë e vendeve në zhvillim, duke shkaktuar përhapjen e forcave ekstremiste." (Xu Guang/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China