PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Qiproja, kundër rifillimit të bisedimeve mbi hyrjen e Turqisë në BE
2016-03-16 09:57:47 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Qipros Nicos Anastasiades u shpreh të martën se vendi i tij nuk është i gatshëm të pranojë rifillimin e bisedimeve mbi anëtarësimin e Turqisë në BE.

Në një konferencë të përbashkët shtypi, pas takimit me presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk, që ndodhej në Qipro për vizitë, Anastasiades tha që, nëse Turqia nuk pranon të zbatojë detyrimet, si bisedimet kornizë mbi hyrjen në BE dhe Marrëveshjen e Ankarasë, Qipro do të jetë kundër rifillimit të bisedimeve të anëtarësimit të Turqisë.

Nga ana e tij, Donald Tusk bëri të ditur se qëllimi i vizitës së tij ishte diskutimi për gjetjen e mënyrave të bashkëpunimit me Turqinë për zgjidhjen e krizës së refugjatëve. Ai u shpreh se kushtet për hyrjen e Turqisë në BE nuk kanë ndryshuar dhe një gjë e tillë duhet të miratohet nga të 28 vendet anëtare të BE-së. (Çang Çuo)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China