PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kryeministri Edi Rama pret Asistent Ministrin e Jashtëm kinez Liu Haixing
2016-03-16 09:42:09 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri Edi Rama takoi të martën Asistent Ministrin e Jashtëm të Kinës Liu Haixing, i cili ndodhet në Tiranë për të zhvilluar konsultime politike mes ministrive të jashtme të të dy vendeve.

Zoi Rama vlerësoi zhvillimin pozitiv të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kinës dhe shpresoi për thellimin e bashkëpunimit praktik në fushën e ndërtimit të infrastrukturës dhe turizmit.

Zhvillimi i bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore përshtatet me interesin e palëve të ndryshme dhe Shqipëria do të vazhdojë ta mbështesë dhe marrë pjesë në këtë nismë, tha Rama.

Diplomati kinez theksoi se Pekini dëshiron të zhvillojë përpjekje të përbashkëta me Shqipërinë për të forcuar miqësinë tradicionale, thelluar besimin politik dhe përdorimin e platformave të bashkëpunimit për të sjellë dobi tek popujt e të dy vendeve. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China