PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ban kërkon përpjekje për arritjen e suksesit në bisedimet për Sirinë
2016-03-16 09:41:14 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon u bëri thirrje të martën palëve në Siri, aktorëve rajonalë e ndërkombëtarë, si edhe Këshillit të Sigurimit, të ndihmojnë për arritjen e suksesit në bisedimet për Sirinë.

"Po ta humbim këtë rast, pasojat për popullit sirian dhe botën do të jenë shumë të frikshme për t'u menduar," u shpreh Ban në një deklaratë.

Të martën u mbushën pesë vjet nga fillimi i luftës civile në Siri. Statistikat e OKB-së tregojnë se gjatë kësaj periudhe mbi 250 000 sirianë janë vrarë, kurse më shumë se 4 milionë të tjerë kanë lënë shtëpitë e tyre.

"Autoritetet siriane mund t'u ishin përgjigjur në mënyrë paqësore kërkesave të ligjshme të popullit me dialog të vërtetë dhe reforma. Aktorët ndërkombëtarë e rajonale mund të ishin bashkuar për të ndihmuar në stabilizimin e Sirisë, në vend që ta përdornin atë si një fushë beteje për rivalitetet rajonale dhe konkurrencën gjeostrategjike", theksoi kreu i OKB-së në deklaratë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China