PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Britani, përfaqësuesit e biznesit mbështesin qëndrimin në BE
2016-03-16 09:40:51 CRI Komenti juaj Printoni

Përfaqësuesit e biznesit në Britani mbështesin vazhdimin e anëtarësimit në BE. Konfederata e Industrisë Britanike (KIB) bëri të ditur të martën se nga sondazhi shumica e kompanive të saj mbështet vazhdimin e anëtarësimit në BE.

80 për qind e kompanive dhe organizatave anëtare që morën pjesë në sondazh thanë se qëndrimi në BE është në të mirë të bizneseve të tyre, 5 për qind thanë të kundërtën dhe 15 për qind nuk ishin të sigurt.

KIB-ja është organi më i lartë përfaqësues i industrisë në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfaqësuar kompani që punësojnë 7 milionë punonjës ose një të tretën e fuqisë punëtore private në Britani.

Organizatat dhe kompanitë nga sektori arsimor, profesional shkencor e teknik ishin më shumë pro qëndrimit në BE (83 për qind), pasuar nga të anketuarit nga sektori i prodhimit dhe i shërbimeve (78 për qind) dhe sektori i ndërtimit (77 për qind).

Ndërkohë, kompanitë e mëdha (81 për qind) ishin më pro qëndrimit në BE në krahasim me kompanitë e mesme dhe të vogla (65 për qind). (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China