PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Presidenti i Kryqit të Kuq viziton Afganistanin
2016-03-15 10:50:46 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq Peter Maurer u takua të hënën në Kabul me udhëheqës të lartë afganë.

Gjatë takimit të tij me presidentin e Afganistanit Ashraf Ghani Ahmadzai të dyja palët shkëmbyen mendime lidhur me punën e Kryqit të Kuq në Afganistan dhe diskutuan mbi rëndësinë e zbatimit të normave ndërkombëtare humanitare në rajonet në konflikt.

Ghani dhe Maurer shprehën kënaqësinë e tyre për bashkëpunimin ndërmjet të dy palëve. Maurer shprehu shpresën se puna e kujdesit mjekësor në Afganistan do të forcohet, sidomos trajtimi i të plagosurve në luftë.

Nga ana e tij, gjatë takimit me Maurer, Kryezyrtari Ekzekutiv i Afganistanit Abdullah Abdullah falënderoi për punën e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Afganistan. Ai po ashtu shprehu kënaqësinë që organizata humanitare ndërkombëtare do ta rritë në 90 milionë dollarë buxhetin për Afganistanin. (Çang Çuo/Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China