PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina ndërton sistemin më të përparuar të kontrollit të trenave
2016-03-15 10:06:58 CRI Komenti juaj Printoni

Trenat me shpejtësi të lartë të prodhuar me teknologjinë kineze do të pajisen me sistemin më të përparuar të kontrollit elektronik të udhëtimit. Lajmi u bë i ditur nga Instituti Studimor Zhuzhou i Korporatës CRRC, prodhuesit më të madh të mjeteve të transportit me shina në Kinë.

Instituti testoi së fundi me sukses sistemin më të përparuar në botë për kontrollin e rrjetit të qarkullimit të trenave me shpejtësi prej 380 kilometrash në orë, kjo do të thotë se të gjithë trenat kinezë do të pajisen shpejt me këtë sistem.

Sistemi i kontrollit i udhëtimit vlerësohet si "truri" i trenave. Sipas kryeprojektuesit të Institutit Studimor Zhzhou, Feng Jianghua, sistemi i kontrollit dhe i shërbimit të informacionit (TCSN) mund të zgjerojë kanalet e dërgimit të informacioneve shifrore, duke e rritur me 60 herë shpejtësinë e transmetimit dhe trajtimit të të dhënave gjatë udhëtimit të vagonëve. (Zhang Yan/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China