PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë-Kore e Jugut-Japoni, diskutime për gjendjen në Gadishullin Korean
2016-03-15 09:53:03 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi zhvilloi të hënën biseda telefonike me homologun e tij koreanojugor Yun Byung-se dhe atë japonez Fumio Kishida.

Gjatë diskutimeve mes tyre Wang Yi dhe Yun Byung-se arritën konsensus mbi nxitjen e marrëdhënieve kino-koreanojugore dhe shkëmbyen mendime mbi gjendjen në Gadishullin Korean. Kryediplomati kinez vuri në dukje se Pekini u bën thirrje që palëve të ndryshme të zbatojnë rezolutën nr. 2270 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe ndërkohë të gjejnë mënyrat për rifillimin e bisedimeve.

Ndërkohë, gjatë bisedës telefonike mes tyre, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi dhe ai japonez Fumio Kishida shkëmbyen mendime mbi përmirësimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve. Wang Yi shprehu shpresën se pala japoneze do të bëjë përpjekje konstruktive në këtë drejtim. Kryediplomati kinez dhe homologu i tij japonez diskutuan edhe për çështjen bërthamore të Gadishullit Korean, duke kërkuar gjetjen e zgjidhjes së këtij problemi me anë të bisedimeve.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China