PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ministrat e jashtëm të BE-së miratojnë pesë parime lidhur me Rusinë
2016-03-15 09:19:10 CRI Komenti juaj Printoni

Ministrat e jashtëm të 28 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian arritën të hënën konsensus mbi pesë parimet e politikës së BE-së ndaj Rusisë. Sipas tyre, zbatimi i Marrëveshjes së Minskut duhet të jetë kushti kryesor për çdo ndryshim thelbësor në qëndrimin e BE-së lidhur me Rusinë.

Ministat gjithashtu ranë dakord të forcojnë marrëdhëniet me vendet partnere lindore të BE-së dhe me vende të tjera fqinje të Rusisë, veçanërisht në Azinë Qendrore, si edhe për forcimin e BE-së në fusha të tilla si siguria energjetike dhe komunikimi strategjik.

Ministrat e jashtëm të BE-së theksuan nevojën për angazhimin selektiv me Rusinë në çështje me interes për BE-në dhe për shtimin e kontakteve njerëzore dhe të mbështetjes së shoqërisë civile ruse.

"Ne do t'u rikthehemi vendimeve për sanksione në kohën e duhur, ose në Këshillin e Punëve të Jashtme dhe/ose në Këshillin Europian," u shpreh shefja e politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherini në një konferencë për shtyp pas takimit. (Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China