PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Irak, vriten 21 militantë të IS-it
2016-03-14 10:00:21 CRI Komenti juaj Printoni

21 militantë të Shtetit Islamik u vranë të dielën gjatë luftimeve me forcat e sigurisë dhe nga sulmet ajrore të forcave irakiane dhe atyre të koalicionit të udhëhequr nga ShBA-ja, njoftojnë burime të sigurisë.

Të dielën në mëngjes në provincën Salahudin, një numër militantësh të IS-it kryen sulme në pozicionet e forcave të sigurisë në zonën Fat'ha dhe të njësive paraushtarake në fushat naftëmbajtëse të Allas-it në Tikritin Lindor. Trupat qeveritare në të dy këto zona u kundërpërgjigjën, duke i detyruar forcat e IS-it të tërhiqen. Nga luftimet u vranë shtatë militantë të IS-it dhe 13 të tjerë u plagosën, ndërkohë që edhe dy pjesëtarë të forcave të sigurisë u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën.

Ndërkohë, 14 militantë të IS-it u vranë në provincën e Anbarit nga sulmet ajrore të forcave irakiane dhe të atyre të koalicionit të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara.

Forcat irakiane po zhvillojnë luftime me militantët e IS-it për të rimarrë në zotërim pjesë të tëra të territorit irakian, që ndodhen nën kontrollin e grupit ekstremist islamik. (Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China