PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Forcat paqeruajtëse kineze i bashkohen misionit të OKB-së në Liberi
2016-03-14 09:47:43 CRI Komenti juaj Printoni

Një skuadër e re prej 140 policësh kinezë ka mbërritur në kryeqytetin liberian, Monrovia, për të kryer misionin paqeruajtës të OKB-së në vendin ku 85 për qind e popullsisë jetojnë nën kufirin e varfërisë.

Misioni i skuadrës është ruajtja e sigurisë dhe e rendit në Monrovia duke patrulluar, trajtimi i emergjencave dhe ruajtja e figurave të rëndësishme.

Ekipi, formuar kryesisht nga policia kufitare e provincës Zhejiang, është trajnuar për një sërë aftësish përfshi njohuritë mbi ligjin ndërkombëtar, gjuhën angleze etj.

Liberia është përfshirë nga një paqëndrueshmëri politike që prej vitit 1980, kur një grusht shteti ushtarak përmbysi udhëheqjen e Partisë True-Whing, që rezultoi me vdekjen e qindra mijëra vetëve dhe shkatërrimin e ekonomisë vendëse. Marrëveshja e paqes në vitin 2003 çoi në zgjedhje demokratike në vitin 2005.

Që prej vitit 2003, Kina ka dërguar paqeruajtës në Liberi, duke iu bashkuar misionit paqeruajtës të OKB-së dhe aktualisht mbi 500 paqeruajtës kinezë po kryejnë misione të ndryshme të OKB-së në vend. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China