PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Francois Hollande kërkon masa për të forcuar rritjen ekonomike
2016-03-13 11:03:16 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti francez Francois Hollande kërkoi të shtunën marrjen e masave të nevojshme për të nxitur për harmoninë, përmirësimin e investimeve dhe rritjen e sigurisë, gjatë një takimi me udhëheqësit Socialdemokratë të Europës,

"Socialdemokratët duhet t'u përgjigjen emergjencave dhe të përgatisin ë ardhmen e Europës", tha Hollande pas një takimi jozyrtar në Paris.

"Me siguri do të ketë shumë nisma pas referendumit britanik, që pavarësisht vendimit, ne dëshirojmë që Britania të qëndrojnë në BE. Duhen marrë një sërë vendimesh për të ndryshuar disa procedura dhe për t'u përgatitur për të ardhmen me më shumë integrim në eurozonë," shtoi ai.

Duke folur për krizën e emigrantëve, Hollande kërkoi garantimin e sigurisë së kufijve të jashtëm për të frenuar flukset e emigrantëve dhe për të shmangur mbylljen kufijve kombëtarë të cilët mund të ndikojnë zonën e hapur Shengen, një nga shtyllat e krijimit të Bashkimit Europian. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China