PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rregullatori: Rreziqet në sektorin bankar të Kinës të kontrollueshëm
2016-03-13 10:40:35 CRI Komenti juaj Printoni

Rreziqet në sektorin bankar të Kinës janë në përgjithësi të kontrollueshëm dhe autoritetet do të punojnë për të parandaluar rreziqet sistematike financiare, tha të shtunën Shang Fulin, kreu i Komisionit Rregullator Bankar të Kinës.

Ai bëri të ditur gjithashtu se treguesit e sektorit bankar janë kryesisht më mirë se niveli mesatar i disa vendeve të zhvilluara.

Shang u shpreh se deri në fund të vitit të kaluar, raporti i kapitaleve dhe aseteve në rrezik të bankave tregtare ishte 13.45% që përbën nivelin më të lartë. Ndërkohë, përqindja e kredive të këqija ishte vetëm 1.67%, që është ulët në botë.

Ai shtoi gjithashtu se pavarësisht nivelit të fitimeve dhe rënies së vitit të kaluar, sektori bankar ka aftësi të lartë për plotësim kapitalesh. Tani niveli i fitimeve të aseteve bankare është 1.1% dhe niveli i fitimeve të kapitaleve është 14.9%. Të dyja shifrat janë më pozitive se niveli mesatar i disa vendeve të zhvilluara, tha ai. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China