PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina shpreson të nënshkruajë traktate investimesh me ShBA-në, BE-në
2016-03-13 10:23:09 CRI Komenti juaj Printoni

Kina shpreson të nënshkruajë traktate dypalëshe investimesh me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian sa më shpejt që të jetë e mundur, tha të dielën ministri kinez i Tregtisë Gao Hucheng.

Negociatat midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara filluan në vitin 2008. Pas 24 raunde, bisedimet kanë arritur në një "fazë kyçe" dhe të dy palët janë duke diskutuar një listë negative, tha ministri Gao.

Ai shtoi se ka pasur përparim të shpejtë të negociatave për traktatin e investimeve midis Kinës dhe Bashkimit Europian.

Ndërkohë, ministri Gao tha se Kina do të lehtësojë më tej qasjen e investitorëve të huaj në industrinë e shërbimit dhe të prodhimit të teknologjive të larta.

Deklaratat e ministrit të Tregtisë Gao Hucheng u bënë të gjatë një konference shtypi për gazetarët në kuadër të sesionit vjetor parlamentar. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China