PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Izraeli kërkon "masa ndëshkuese" për Iranin për lëshimin e raketave
2016-03-13 09:47:33 CRI Komenti juaj Printoni

Izraeli u bëri thirrje të shtunën gjashtë fuqive botërore për të marrë "masa ndëshkuese" ndaj Iranit, pas testimit të një rakete balistike më herët këtë javë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se fillimi i provave ishte një shkelje e marrëveshjes bërthamore. Ai shtoi se ka udhëzuar Ministrinë e Punëve të Jashtme për të kontaktuar me vendet që nënshkruan marrëveshjen dhe kërkoi marrjen e masave të menjëhershme ndëshkuese ndaj Iranit për "shkelje të përsëritura dhe të rënda mbi çështjen e raketave."

Edhe pse nuk i përmendi shkeljet, Izraeli tha se masat ndëshkuese janë "një hap i rëndësishëm dhe një provë e fuqive të mëdha në zbatimin e marrëveshjes bërthamore."

Të mërkurën, Irani lëshoi dy raketa balistike mbi të cilat shkruhej në hebraisht: "Izraeli duhet të zhduket."

Roja Islamike Revolucionare e Iranit tha se prova e raketave kishte për qëllim të "tregonte fuqinë parandaluese dhe aftësinë për t'u përballur me ndonjë kërcënim," dhe nuk e ka shkelur marrëveshjen bërthamore. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China