PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Lufta në Siri, OKB-ja bën thirrje për lejimin e ndihmës humanitare
2016-03-12 10:46:53 CRI Komenti juaj Printoni

Afro 4.6 milionë sirianë janë bllokuar në vende të rrethuar nga luftimet dhe ku ndihmat nuk mund të arrijnë, tha zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarriç të premten.

"Pas pesë vitesh konflikti të dhunshëm dhe të pakuptimtë, mbi gjysmë milionë sirianë janë vrarë dhe mbi gjysma e popullsisë është detyruar të shpërngulet nga frika", tha zëdhënësi.

Në të njëjtën kohë, Dujarriç vuri në dukje shpresën e dobët të krijuar pas armëpushimit të javëve të fundit.

Nëpërmjet ndihmës të rregullt dhe të dërgesave të fundit në qytetet e rrethuara, punëtorët e ndihmës humanitarë kanë arritur mbi gjashtë milionë njerëz që nga fillimi i vitit 2016, shtoi ai.

Të hënën do të fillojnë diskutimet kryesore ndërsiriane në Pallatin e Kombeve në Gjenevë.

Konflikti sirian filloi më 15 mars 2011, kur shpërthen protestat anti-qeveritare të frymëzuar nga Pranvera Arabe dhe më pas vendi ra në një luftë të rëndë civile. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China