PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina kundër ftimit të Dalai Lamas në aktivitetin mbi të drejtat e njeriut
2016-03-12 10:27:32 CRI Komenti juaj Printoni

Kina shprehu "pakënaqësi të thellë" të premten pasi Dalai Lama u ftua në një aktivitet të Kombeve të Bashkuara mbi të drejtat e njeriut.

Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja bashkëmbështeten zhvillimin e një konference me fituesit e çmimit Nobel për paqe gjatë sesionit të 31-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë. Dalai Lama ishte ftuar në konferencën e drejtuar nga zv./komisioneri Kate Gilmore.

Shtetet e Bashkuara këmbëngulën që Dalai Lama të merrte pjesë në aktivitet pavarësisht kundërshtimit të Kinës. Gjithashtu Kombet e Bashkuara shkelën rregulloren duke lejuar zv./komisionerin për ta drejtuar mbledhjen. "Ne u kemi dërguar një notë proteste palëve përgjegjëse," tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Hong Lei.

Ai shtoi se Dalai Lama është një politikan në ekzil që për një kohë të gjatë është angazhuar në aktivitete për ta ndarë Kinën në vend të zhvillimit të aktiviteteve fetare. Dalai Lama, pronari më i madh bujkrob i Tibetit të vjetër, nuk ka të drejtë të flasë për të drejtat e njeriut, tha Hong. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China