PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina ndalon mbi 10 mijë shkelës të urdhrit të gjykatës
2016-03-11 20:59:03 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze kanë përfshirë në listën e zezë mbi 10 mijë njerëz, që nuk përmbushën urdhrat e gjykatës. Ndër ta bëjnë pjesë edhe individë nga pozicione të larta në kompani.

Sipas një rregulloreje të publikuar në vitin 2014, shkelësit e urdhrave gjyqësore ndalohen nga pozicionet si përfaqësues ligjor, anëtar i bordit dhe kryeekzekutiv i një kompanie.

Për kufizimet më të rrepta ndaj atyre që nuk plotësojnë urdhrin e gjykatës, autoritetet kanë krijuar edhe një bankë të dhënash përfshirë informacionet e tyre.

Krahas kufizimeve në punësim, njerëzit në listën e zezë do ta kenë më të vështirë për të marrë kredi apo kartë krediti. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China