PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina përkrah tolerancën zero ndaj abuzimit seksual nga paqeruajtësit e OKB-së
2016-03-11 09:56:09 CRI Komenti juaj Printoni

Kina mbështet politikën e tolerancës zero nga Sekretariati i Kombeve të Bashkuara ndaj shfrytëzimit e abuzimit seksual nga paqeruajtësit e OKB-së dhe marrjen e masave përkatëse nga bashkësia ndërkombëtare, u shpreh të enjten përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB Liu Jieyi.

Duke folur në një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së lidhur me problemin e shfrytëzimit e abuzimit seksual gjatë veprimeve paqeruajtëse të OKB-së, Liu Jieyi u shpreh se palët përkatëse, duke përfshirë Këshillin e Sigurimit, Sekretariatin e Kombeve të Bashkuara dhe vendet që kontribuojnë me trupa, duhet të forcojnë bashkëpunimin, të kenë një tolerancë zero ndaj shfrytëzimit e abuzimit seksual dhe t'i çojnë autorët e këtyre veprimeve para ligjit.

Liu tha se palët duhet t'i kushtojnë vëmendje dhe të marrin masa të gjithanshme për parandalimin e shfrytëzimit dhe abuzimit seksual gjatë operacioneve paqeruajtëse.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon ka publikuar raportin e vet vjetor lidhur me masat për mbrojtjen nga shfrytëzimi e abuzimi seksual. Raporti tregon se numri i përgjithshëm i veprimeve të shfrytëzimit e abuzimit seksual të regjistruara në vitin 2015 në sistemin e OKB-së ishte 99.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China