PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, niveli arsimor në rangun e mesëm dhe të lartë
2016-03-10 20:16:07 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Arsimit i Kinës Yuan Guiren tha të enjten në Pekin se niveli i përgjithshëm arsimor në Kinë renditet në rangun e mesëm dhe të lartë në botë.

Ministri i tha këto në një konferencë shtypi të sesionit vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës të legjislaturës së 12-të. Ai tha se ky konkluzion u arrit në bazë të vlerësimit të zhvillimit arsimor të Kinës nga agjencia e pavarur e palës së tretë. Të dhënat kyçe të vlerësimit përfshijnë përqindjen bruto të regjistrimit për parashkollorët që është 75%, duke u renditur në nivelin mesatar të vendeve me të ardhura të mesme dhe të larta. Po ashtu, përqindja neto e regjistrimit në shkollat fillore është 99.9% dhe përqindja bruto e regjistrimit në shkollat e mesme të ciklit të ulët (3-vjeçar) është 104%. Këto dy shifra shënojnë se përqindja e përmbushjes së arsimit të detyrueshëm 9-vjeçar ka tejkaluar nivelin mesatar të vendeve me të ardhura të larta. Gjithashtu, përqindja bruto e regjistrimit në shkollat e mesme të ciklit të lartë është 87% dhe ajo në shkollat e larta është 40%. Këto dy shifra janë më e larta se niveli mesatar i vendeve me të ardhura të mesme e të larta. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China