PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, gati për shqyrtim projektligji i tregtisë elektronike
2016-03-10 17:07:27 CRI Komenti juaj Printoni

Ligjvënësit në Kinë kanë përfunduar një draft paraprak të ligjit të parë në vend për tregtinë elektronike, për përmirësimin e mëtejshëm të sektorit në rritje.

Drafti do të jetë në shqyrtim përpara se ligjvënësit të dorëzojnë versionin përfundimtar.

Uzhitu, nënkryetari i Komisionit të Çështjeve Ekonomike dhe Financiare të Asamblesë Kombëtare Popullore, që hartoi ligjin për tregtinë elektronike, jep shpjegime lidhur me dokumentin.

"Gjatë punës sonë për hartimin e këtij ligji, kemi marrë në konsideratë shumë çështje përfshi vendosjen e një rregulloreje mbi përgjegjësitë e subjekteve të tregtisë elektronike, sigurinë e tregtisë dhe shërbimeve, mbrojtjen e të dhënave dhe informacioneve, mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit, konkurrencën e drejtë etj."

Ai nënvizoi se tregtia elektronike edhe pse një formë e re e tregtisë, ka një ndikim tepër të madh në ekonominë kineze, po ashtu edhe në jetën e banorëve.

Kina tejkaloi tregun amerikan në vitin 2015, duke u bërë tregu më i madh në botë për tregtinë elektronike, me një vlerë të përgjithshme 20 trilionë juanë ose 3 trilionë dollarë amerikanë. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China