PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina: Marrja me qira e portit australian nga firma kineze me parime tregu
2016-03-10 09:10:36 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria kineze ka reaguar ndaj një sondazhi të fshehtë, të kryer nga qeveria amerikane për të testuar shqetësimet lidhur me një blerje kineze në Australi. Raportohet se Departamenti amerikan i shtetit ka anketuar njerëz, duke mbledhur opinionet e tyre për marrjen me qira vitin e kaluar në vlerën 370 milion dollarë amerikanë nga firma kineze Landbridge, të një porti në veri të qytetit australian Darwin.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Hong Lei në një deklaratë për shtyp e cilësoi si të pajustifikuar sondazhin, lidhur me shqetësimet e qytetarëve australianë.

"Investimi i firmës kineze është një veprim normal biznesi bazuar në parimet e tregut, ligjet ndërkombëltare dhe ato australiane. Marrja me qira ka sjellë përfitime të mëdha ekonomike për të dy vendet dhe është mirëpritur nga qeveria dhe populli australian" u shpreh zëdhënësi Hong Lei. (Eda Merepeza)

 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China