PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Wang Yi: Kina po ndjek diplomacinë e një fuqie me karakteristikat e veta
2016-03-08 12:06:16 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u shpreh të martën në Pekin se Kina po zbaton diplomacinë e një vendi të madh me karakteristikat e veta.

Duke folur në një konferencë shtypi në kuadër të sesionit të 4-t të legjislaturës së 12-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, Wang Yi tha se ndjekja e një diplomacie të një vendi të fuqishëm me karakteristikat e veta nga Kina ka për qëllim që të ndihmojë në realizimin e Ëndrrës Kineze dhe në krijimin e një bashkësie fatesh të përbashkëta të njerëzimit. Për këtë qëllim, Kina do të nxitë zhvillimin paqësor të saj dhe të botës, do të synojë të krijojë marrëdhënie ndërkombëtare të tipit të ri me leverdi të ndërsjellë, do të kërkojë dialogun dhe jo kundërvënien në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe do t'i përmbahet së drejtës në çështjet ndërkombëtare.

Wang Yi citoi një pjesë nga fjala e urimit të presidentit kinez Xi Jinping me rastin e Vitit të Ri 2016: "Bota është e madhe dhe ka shumë probleme. Bashkësia ndërkombëtare pret të dëgjojë zërin e Kinës dhe të shohë projektin e Kinës, prandaj Kina nuk mund të qëndrojë mënjanë në çështjet ndërkombëtare." (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China