PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Wang: Kina nuk mund të akuzohet për militarizim të Detit të Kinës Jugore
2016-03-08 11:54:42 CRI Komenti juaj Printoni

Vendet e tjera, dhe jo Kina, duhen akuzuar për militarizimin e Detit të Kinës Jugore, deklaroi të martën ministri i Jashtëm kinez Wang Yi.

Ndërtimi i objekteve mbrojtëse në ishujt dhe shkëmbinjtë nënujorë të saj në të vërtetë do të thotë se Kina po ushtron vetëm të drejtën e vet për vetëmbrojtje, theksoi Wang gjatë një konference për shtyp, në kuadër të sesionit vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore.

Kina nuk është as vendi i parë që ka vendosur armë, as vendi që ka vendosur më shumë armë dhe as vendi që ka kryer më shpesh aktivitete ushtarake në ishujt Nansha, tha kreu i diplomacisë kineze.

"Njerëzit flasin shumë për militarizim. Unë mendoj se Kina nuk mund të akuzohet për militarizim. Një etiketim i tillë u përshtatet më shumë disa vendeve të tjera," theksoi ai.

Wang Yi përsëriti se ishujt Nansha kanë qenë pjesë e pandarë territoriale e Kinës dhe çdo kinez ka detyrim për t'i mbrojtur ato.

"Kina nuk ka dhe nuk do të ketë pretendime të reja territoriale," u shpreh ministri i Jashtëm kinez Wang Yi. (Raela)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China