PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pekin, ambasadorët e huaj ndjekin me sukses hapjen e sesionit parlamentar
2016-03-06 09:55:49 CRI Komenti juaj Printoni

Diplomatët e huaj e ndoqën me interes hapjen e sesionit të 12-të parlamentar të Kinës në Pekin, duke veçuar Planin e 13-të Pesëvjeçar dhe 'Normalen e Re' të ekonomisë kineze.

Ambasadori i Brazilit, Roberto Jaguaribe, nënvizon rëndësinë e planit të ri të zhvillimit të Kinës.

"Është një rast i veçantë për qeverinë dhe për të gjithë vendin, zbatimi i Planit të 13-të Pesëvjeçar, i cili është mjeti kryesor për të kuptuar hapat e mëtejshëm të Kinës. Dhe kjo është e rëndësishme jo vetëm për Kinën, por për të gjithë botën."

Ambasadori i Portugalisë Jorge Torres-Pereira, nënvizon si shumë të rëndësishëm transformimin e ekonomisë së Kinës.

"Transformimi i ekonomisë drejt një modeli që bazohet më shumë tek dijet dhe novacioni, mendoj se është në të vërtetë hapi i duhur për zhvillimin."

Plani i 13-të Pesëvjeçar i cili do të jetë në fuqi deri në vitin 2020 synon të përfundojë ndërtimin e një shoqërie mesatarisht të begatë në të gjitha aspektet. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China