PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina synon të transformojë zonat e vjetra industriale deri në 2022-n
2016-03-03 20:29:14 CRI Komenti juaj Printoni
Kina do të vazhdojë të zhvendosë fabrikat nga qytetet e mbipopulluara dhe të transformojë zonat e vjetra industriale gjatë disa viteve të ardhshme, me qëllimin për ta përfunduar këtë proces brenda vitit 2022.

Kjo është lëvizja më e fundit për përmirësimin e planifikimit urban, për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror.

Edhe pse zhvendosja e transformimi i zonave të vjetra urbane industriale është një detyrë e vështirë, kjo do të ndihmojë në lehtësimin e presionit mbi megaqytetet dhe në rritjen ekonomike afatgjatë, u shpreh në një deklaratë të enjten Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe i Reformës.

"Qëllimi ynë është t'i transformojmë zonat e vjetra industriale në zona të begata dhe të jetueshme urbane," shprehet deklarata.

Deri më tani, 100 zona të vjetra urbane industriale kanë hartuar plane transformimi. Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe i Reformës ka ofruar mbështetje financiare për 86 zona industriale gjatë tre vjetëve të fundit. (Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China