PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, pritet miratimi i ligjit për promovimin e industrisë së filmit
2016-03-03 20:28:25 CRI Komenti juaj Printoni
Kina pritet të nxjerrë ligjin e vet të parë për promovimin e industrisë së filmit dhe pjesëmarrësit në sesionin vjetor të sivjetshëm të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez po kërkojnë promovimin e sa më shumë veprave origjinale dhe me cilësi të lartë.

Pas dekadave të rritjes së shpejtë të këtij sektori, projektligji për promovimin e industrisë së filmit të Kinës zyrtarisht hyri në procesin legjislativ në fund të vitit të kaluar.

Kryetari i Shoqatës së Filmit të Kinës Wang Xingdong është anëtar i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez. Ai vëren:

"Projektligji përfshin shumë aspekte, duke përfshirë daljen e filmit, shfaqjen jashtë vendit dhe më shumë politika për nxitjen e bashkëprodhimeve. Kjo do të garantojë më shumë komunikim, bashkëpunim dhe mundësi për fitime të ndërsjella. Një treg i hapur mund të frymëzojë krijimtarinë dhe ta ndihmojë këtë industri të lulëzojë me anë të konkurrencës. "

Vitin e kaluar, të ardhurat nga shitja e biletave të kinemave në Kinë arriti një rekord prej rreth 7 miliard dollarësh amerikanë, ndërsa produktet kinematografike kineze siguruan mbi 400 milionë dollarë amerikanë në mbarë botën, me një rritje vjetore gati 50 për qind.

Analistët e industrisë së filmin presin që në të ardhmen e afërt Kina t'i kalojë Shtetet e Bashkuara për t'u bërë tregu më i madh i filmit në botë. (Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China