PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina shpreson në zbatimin e rezolutës për Korenë e Veriut
2016-03-03 20:21:05 CRI Komenti juaj Printoni
Kina shpreson se rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Korenë e Veriut do të zbatohet plotësisht e seriozisht, dhe u bën thirrje palëve të interesuara të mos intensifikojnë tensionet në Gadishullin Korean, tha të enjten në një konferencë të përditshme për shtyp zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Hong Lei.

Në përgjigje të një prove bërthamore dhe lëshimit të një sateliti nga Koreja e Veriut, Këshilli i Sigurimit miratoi njëzëri të mërkurën një rezolutë për sanksione ndaj Koresë së Veriut, për të frenuar programin bërthamor dhe atë raketor të këtij vendi.

Hong Lei tha që sanksionet nuk janë një qëllim në vetvete dhe se vetëm dialogu dhe negociatat mund të zgjidhin plotësisht çështjen bërthamore të Gadishullit Korean.

Sanksionet nuk duhet të ndikojnë në jetën e popullit koreanoverior dhe në nevojat e tij humanitare, u shpreh Hong. Ai shtoi se rezoluta rithekson se çështja bërthamore e Koresë së Veriut duhet të zgjidhet nëpërmjet dialogut dhe negociatave me palët përkatëse dhe mbështet rifillimin e bisedimeve gjashtëpalëshe.

Hong përsëriti se Kina kundërshton vendosjen e sistemit të përparuar të mbrojtjes raketore THAAD të SHBA-së në Gadishullin Korean, duke bërë thirrje për veprime të matura.

"Të gjitha palët kanë një përgjegjësi për të ruajtur paqen dhe qëndrueshmërinë në gadishull", theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës. (Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China