Nisi të enjten në Pekin sesioni i rradhës i Konferencës Konsultative Politike e Popullit Kinez. Ky është viti i parë i planit të 13-të pesëvjeçar, mjaft i rëndësishëm për ristrukturimin e ekonomisë kineze. Këshilltarët politikë, pjesmarrës në sesion do të paraqesin mendimet e tyre lidhur me zhvillimin aktual ekonomik të vendit.
Zëdhënësi i këtij sesioni Wang Guoqing u shpreh të mërkurën se hartimi i planit të 13-të pesëvjeçar përbën veprimtarinë më të rëndësishme të Partisë Komuniste të Kinës dhe të qeverisë, ndaj sugjerimet në sesion do t'i shërbejnë kësaj. Anëtari i Konferencës, Mei Xingbao u shpreh në një intervistë se "ndër 5 detyrat e reformës së tregut, ulja e mbiprodhimit përbën një nga detyrat më të rëndësishme, por dhe më të vështira. Një rol të rëndësishëm për këtë do të ketë sektori i financave".
Zhvillimet në bujqësi dhe në sektorin e pyjeve janë gjithashtu në qendër të diskutimit të anëtarëve të Konferencës. Sipërfaqja pyjore në pronësi kolektive zë 60% të sipërfaqes së përgjithshme pyjore në vend, duke shërbyer si një burim i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik. Anëtari i konferencës Huo Xuexi do të paraqesë një projekt për këtë, duke shpresuar se reforma në pronësinë kolektive të sektorit pyjor do të ndikojë pozitivisht në rritjen e prodhimit. (Xu Guang/Eda Merepeza)