PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina, dialogu, e vetmja rrugë për zgjidhjen e çeshtjes bërthamore në Gadishullin Korean
2016-03-03 09:02:49 CRI Komenti juaj Printoni

Të 15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së miratuan njëzëri një rezolutë për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Koresë së Veriut.

Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, Liu Jieyi tha se pala kineze shpreson që sanksionet të nxisin nisjen e negociatave.

"Sanksionet nuk janë një qëllim në vetvete dhe rezoluta e Këshillit të Sigurimit nuk mund të zgjidhë përfundimisht çeshtjen bërthamore në Gadishullin Korean. Rezoluta e sotme mund të shërbejë si një pikënisje e re dhe gurthemeli për qëndrimin politik ndaj çeshtjes bërthamore në Gadishullin Korean. Historia ka treguar se dialogu dhe bisedimet janë rruga e vetme e drejtë për zgjidhjen e çeshtjes bërthamore në Gadishull, me synim përmirësimin e situatës në terren dhe gjetjen e rrugëve për zgjidhjen e çeshtjes bërthamore."

Sanksionet e reja ndaj Koresë së Veriut përfshijnë ndalimin e të gjitha eksporteve nga ky vend, përfshirë atë të qymyrgurit, hekurit dhe mineraleve të tjera të rralla. Gjithashtu sanksionet parashikojnë ndalimin e furnizimit me karburant të aviacionit si dhe forcimin e kontrollit ndaj anijeve të mallrave që hyjnë dhe dalin nga Korea e Veriut. Një ndër sanksionet është dhe ndalimi i të gjitha aseteve të fondeve të lidhura me programet balistike dhe bërthamore. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China