PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pekini, thirrje ShBA-së të mos ndërlikojë problemin e Detit të Kinës Jugore
2016-03-02 20:13:08 CRI Komenti juaj Printoni
Kina i bën thirrje ShBA-së që të mos ndërlikojë problemin e Detit të Kinës Jugore, u shpreh të mërkurën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Hong Lei në një konferencë të përditshme për shtypin.

Hong i bëri këto komente në përgjigje të njoftimeve se sekretari i Mbrojtjes i ShBA-Ashton Carter u shpreh të martën në një fjalim në San-Francisko se pala kineze nuk duhet ta militariziojë Detin e Kinës Jugore, duke e paralajmëruar Kinën kundër veprimeve "agresive" në rajon.

Vendosja nga Kina e objekteve të kufizuara dhe të domosdoshme të mbrojtjes kombëtare në territorin e vet nuk është diçka e re, tha Hong, duke shtuar se vetëmbrojtja e Kinës është një e drejtë që ligji ndërkombëtar u jep shteteve sovrane.

Shtetet e Bashkuara e kanë rritur praninë e tyre ushtarake në Detin e Kinës Jugore, vuri në dukje zëdhënësi i diplomacisë kineze, duke u shprehur se pala amerikane gjithashtu ka kryer stërvitje ushtarake në rajon dhe ka dërguar anije ushtarake dhe aeroplanë në territorin e Kinës pa autorizim.

"Ajo që kanë bërë Shtetet e Bashkuara, ka intensifikuar tensionet dhe ka gjasa të shkaktojë militarizimin në Detin e Kinës Jugore," vërejti Hong.

Ai përsëriti se Kina është e vendosur për të ruajtur sovranitetin territorial dhe interesat e saj detare.

Kina dhe vendet e ASEAN-it kanë besim dhe aftësi për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Detin e Kinës Jugore, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Hong Lei, duke u bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të respektojnë përpjekjet e përbashkëta të bëra nga vendet e rajonit. (Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China